INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
VRASJA në Laprakë/ Flet i plagosuri Erion Benga: 17-vjeçarja nuk ishte e dashura ime, ajo...

VRASJA në Laprakë/ Flet i plagosuri Erion Benga: 17-vjeçarja nuk ishte e dashura ime, ajo...

Publikuar më: 16:38 30-12-2018

Kryeqyteti u trondit nga një vrasje makabre në zonën e Laprakës, ku një 17-vjeçare humbi jetën pasi mori plumb në kokë dhe një 23-vjeçar u plagos. Pas ngjarjes së rëndë, ku i plagosuri flitej të ishte i dashuri i viktimës, Erion Benga ka folur duke sqaruar më tej rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja, ndërsa hodhi poshtë pretendimet se ai ishte i dashuri i 17-vjeçares Griselda Gjinkollaj. Ai tha se e ndjera ishte vajzë me parime dhe vijonte shkollën, ndërsa prej 10 muajsh ishte në lidhje me një mikun e tij.

“Nuk kam qenë asnjëherë i lidhur me 17-vjeçaren. Griselda kishte 10 muaj e lidhur me mikun tim. 10 ditë më parë kishim konflikt me personat në lokal, pasi ngacmuan Griseldën nga tavolina tjetër dhe kjo mjaftoi që të konfliktoheshim bashkë. Në ditën e ngjarjes ne shkuam si zakonisht në lokal, ata ishin aty. Nuk i njoh me emra asnjërin, vetëm fytyrat.

Në momentin që nisëm makinën, dëgjuam krisma, plumbi i parë goditi Griseldën në kokë, ra pa ndjenja. Ktheva kokën për ta parë, aty më qëlluan dy herë në shpatull. Në makinë ishim katër veta, shoku im që ishte i lidhur me vajzën. Isha në gjendje të ngisja makinën, shkuam shumë shpejt në Spitalin e Traumës. Griselda ka qenë pa ndjenja që nga goditja në makinë. Griselda ishte një vajzë shumë e mirë, thashetheme kanë qarkulluar këto dy ditë. Nënën e ka në Itali, ndërsa babain e ka në Mirditë, ishte e ëma ajo që e ndihmonte nga ana financiare.

Ajo në Tiranë jetonte me të vëllain dhe motrën e saj të vogël. Ajo ishte vetëm në shkollë, nuk ishte e punësuar dhe ishte vajzë me parime”, është shprehur Benga për “Fax News”.

Ndërsa foli lidhur me akuzat e dy viteve më parë, ku sipas policisë kishte shantazhuar një femër me publikimin e një videoje intime, Benga u shpreh se kjo video nuk ekziston dhe gjithçka e kishte bërë për të marrë paratë që i kishin borxh. “Videoja e shumëpërfolur e para dy viteve nuk ekziston. Unë nuk kam kërcënuar asnjë njeri, thjesht kam kërkuar paratë e mia. Ia kisha dhënë një gruaje 45-vjeçare borxh, thjeshtë kam kërkuar paratë e mia”, – u shpreh Bengo.

Article Logic
Execution time: 0.0036509037017822