INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasja në ish-Bllok, lirohet Ervis Martinaj, ja sa para pagoi

Vrasja në ish-Bllok, lirohet Ervis Martinaj, ja sa para pagoi

Publikuar më: 17:40 03-05-2019

Gjykata e Tiranës ka ndryshuar masën e sigurisë për Ervis Martinajn, i arrestuar për vrasjen në ish-Bllok disa muaj më parë.

Martinaj është liruar përballë garancisë pasurore prej 50 mln lekë të vjetra.

Vendimi u dha nga gjyqtari Artan Gjermeni.

Për ngjarjen e ndodhur 6 muaj më parë,Prokuroria mori në hetim 8 persona.

Nga këta, 4 janë lënë të lirë me masën “detyrim paraqitje”, një tjetër me garanci pasurore, dy vazhdojnë të jenë në kërkim, ndërsa në burg mbahej vetëm Ervis Martinaj.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi 6 muaj më parë në zonën e ish-Bllokut, aktualisht janë të shpallur në kërkim vetëm dy persona, Mevjol Bilo dhe Eldi Dizdari.

Article Logic
Execution time: 0.0037150382995605