INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
VRASJA NË BLLOK/ Detaje të reja. Jo vetëm Elvana, një tjetër personazh i njohur në kërkim nga policia

VRASJA NË BLLOK/ Detaje të reja. Jo vetëm Elvana, një tjetër personazh i njohur në kërkim nga policia

Publikuar më: 12:28 28-11-2018

Ka kaluar më shumë se një muaj nga ngjarja e rëndë në zonën e bllokut në kryeqytet, ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën dy të tjerë.

Në ngjarje ishin të përfshirë biznesmeni jo i panjohur për policinë dhe opinionin publik, Ervis Martinaj.

Vetëm një ditë pas ngjarjes titujt e të gjitha mediave u mbushën me emrin e këngëtares Elvana Gjata, për të cilën fillimisht u tha se ishte pikërisht ajo shkaku i ngjarjes, pasi i fejuari i saj Ervin Mata u konfliktua me grupin e Martinajt, pasi këta të fundit kishin ngacmuar këngëtaren.
Ndërkohë një tjetër person është shpallur në kërkim për vrasjen e 4 tetorit në zonën e Bllokut në kryeqytet.

Burime për ‘Balkanweb’ bëjnë të ditur se në kërkim policor është shpallur biznesmeni Eldi Dizdari, i dyshuar si personi kyç në ngjarjen me një të vrarë dhe dy të plagosur.

Dizdari dyshohet se ishte në konflikt me Ervin Matën partnerin e këngëtares së njohur Elvana Gjata për shkak të mosmarrëveshjeve për një sasi të konsiderueshme kokaine.
Eldi Dizdari nuk është aq i panjohur për mediet, pasi ai është bashkëshorti i një tjetër femre të famshme në ekranin shqiptar, ish missit Suada Sherifi.

eldi_dizdasri.jpg

Sipas informacioneve të ardhura në Prokurori nga shërbimet partnere rezulton se Mata nuk i është përgjigjur Dizdarit për këtë ngarkesë dhe në mes për sqarim ka hyrë biznesmeni Ervis Martinaj i cili është edhe një nga dy të plagosurit në lokalin Monopol ku ndodhi ngjarja.

Të tjera të dhëna priten nga autoritetet spanjolle dhe holandeze të cilat do të hedhin dritë në zbardhjen e ngjarjes.

28-vjeçari Fabian Gaxha mbeti i vrarë mbrëmjen e 4 tetorit në zonën e Bllokut në kryeqytet, ndërsa u plagosën dy të tjerë, Ervis Martinaj dhe Eljo Hato.

Article Logic
Execution time: 0.0026910305023193