INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasja në derë të shtëpisë të 47 vjeçarit në Selenicë, policia merr në pyetje 10 persona

Vrasja në derë të shtëpisë të 47 vjeçarit në Selenicë, policia merr në pyetje 10 persona

Publikuar më: 10:25 08-08-2019

Policia ka marrë në pyetje  deri tani 10 persona për vrasjen e 47-vjeçarit mbrëmjen e djeshme në Selenicë.

47 vjeçari i njohur si Laver Tozaj u ekzekutua në derën e shtëpisë.

Laver Tozaj u gjet i plagosur me tre plumba nga kalimtarët pranë shkollës së Selenicës, ku ndodhet edhe banesa e tij, ndërsa humbi jetën në spitalin e Vlorës.

Dyshohet se ai është qëlluar me pistoletë nga persona të paidentifikuar teksa po shkonte në shtëpi.

Tozaj nuk ishte emër i panjohur për policinë. Më herët ai është akuzuar për trafik të lëndëve narkotike. Prishja e pazareve të drogës është edhe pista kryesore e hetimit.

Article Logic
Execution time: 0.0033068656921387