INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sekuestrohen 200 shezlongë dhe çadra/ Policia liron edhe Golemin [VIDEO]

Sekuestrohen 200 shezlongë dhe çadra/ Policia liron edhe Golemin [VIDEO]

Publikuar më: 10:09 08-08-2019

Autoritetet shqiptare kanë vijuar operacionin Plazh I Lirë edhe në plazhin e Golemit në Kavajë.

Rreth 1500 metra katror plazh është liruar nga policia I zaptuar në mënyrë të paligjshme si dhe janë sekuestruar 200 shezlongë dhe 140 çadra plazhi, të vendosura në mënyrë të paligjshme në hapsirat publike.

Tre pronarë subjektesh janë proceduar për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” “Mospagim i taksave” dhe “Pushtimi i tokës”

Nga ky kontroll rezultoi se 3 subjekte tregtare ushtronin aktivitet të kundërligjshëm në shfrytëzimin e hapësirës së plazhit (rërës), pa paguar detyrimet financiare dhe pa u pajisur me kontratë qiraje për përdorimin, nga Bashkia Kavajë. Po gjatë operacionit

Policia procedoi penalisht për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, 3 zyrtarë të Bashkisë, të cilët nuk kanë kryer detyrën, duke lejuar që këto biznese dhe të tjera të proceduara më parë nga Policia, të ushtronin aktivitet në mënyrë të kundërligjshme.

Article Logic
Execution time: 0.0036559104919434