INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasja në Bularat/ Niset drejt Tiranës trupi i Konstandino Kacifas

Vrasja në Bularat/ Niset drejt Tiranës trupi i Konstandino Kacifas

Publikuar më: 19:36 30-10-2018

Trupi i ekstremistit grek që u vra dy ditë më parë nga RENEA pasi hapi zjarr ndaj këtyre të fundit në Bularat, është nisur nga morgu i Gjirokastrës drejt Tiranës.

Burimet për mediet bëjnë me dije se trupi i Konstandinos Kacifas po transportohet drejt Tiranës për ekzaminime të detajuara nga mjekësia ligjore qendrore, me kërkesë së Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Lidhur me ngjarjen e rëndë ka pasur shumë reagime. Në një deklaratë për mediat greke, babai i Kostandinos ka thënë se djali i tij u frymëzua nga ushtarët grekë.

“Konstandinos, u frymëzua nga ushtarët grekë 40-41 që ranë këtu në Epir. U frymëzua aq thellë saqë nuk ishte ndarë nga flamuri grek”- ka thënë ai.

Article Logic
Execution time: 0.0035431385040283