INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tymuese dhe kapsollë, Rama pritet shumë keq në Kukës: Do ta fitojmë bashkinë, ndërtojmë aeroportin dhe...[VIDEO]

Tymuese dhe kapsollë, Rama pritet shumë keq në Kukës: Do ta fitojmë bashkinë, ndërtojmë aeroportin dhe...[VIDEO]

Publikuar më: 21:23 30-10-2018

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me qytetarët e Kukësit tha se në zgjedhjet lokale, kjo bashki do të fitohet nga kandidati i Partisë Socialiste.

Shefi i qeverisë nuk kurseu as opozitën duke shtuar se problemi më i madh i saj është paaftësia për të fituar ndaj tyre. Ndërkohë ai pohoi se qarku i Kukësit do të përfshihet nga një sërë investimesh, si aeroporti por edhe stadiumi i ri.

Mirëpo kryeministri Rama u prit me tymuese dhe kapsollë si në Has ashtu edhe Kukës. Qindra të rinj vazhduan protestën në bulevardin kryesor të qytetit teksa kërkonin largimin e Ramës.

 

Article Logic
Execution time: 0.0041811466217041