INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasja në Bllok/ A do të lihet i lirë?! Ja vendimi i Gjykatës së Apelit për Ervin Matën

Vrasja në Bllok/ A do të lihet i lirë?! Ja vendimi i Gjykatës së Apelit për Ervin Matën

Publikuar më: 12:44 28-03-2019

Gjykata Apelit në Tiranë ka lënë sot në fuqi masën 'detyrim paraqitje' për Ervin Matën, i përfshirë në ngjarjen e 4 tetorit në ish-Bllok.

Mata ishte me masë 'detyrim paraqitje, ndërsa gjykata apeloi vendimin.

Mata u vetëdorëzua rreth një muaj më parë, ndërsa u la i lirë nga Shkalla e Parë, masë e konfirmuar edhe sot nga Apeli.

Ngjarja e 4 tetorit nisi fillimisht si sherr mes komandos Mervjol Bilo dhe Eljon Hatos të cilët janë zënë për rreth 30 sekonda me grushta, ndërsa pak më tutje po ziheshin Ervis Martinaj dhe Ervin Mata.

Në një moment viktima Fabjol Gaxha ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar duke bërë që komando Mervjol Bilo t'i përgjigjet po ashtu me armë duke qëlluar fillimisht Eljon Haton dhe më pas mbi personat e tjerë, ku Gaxha mbeti i vetmi i vdekur.

Pas përplasjes me armë Mervjol Bilo dhe Ervin Mata ishin të kërkuar nga drejtësia.

Mata u vetëdorëzua ndërsa Bilo vazhdon të jetë ende në kërkim. Asokohe u tha se "mollë sherri" për ngjarjen ishte këngëtarja Elvana Gjata, e cila ishte e fejuara e Ervin Matës.

Article Logic
Execution time: 0.0078859329223633