INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasja e Gazmend Çollakut. Prokuroria kërkon burg për jetë për Denis Shtrazën

Vrasja e Gazmend Çollakut. Prokuroria kërkon burg për jetë për Denis Shtrazën

Publikuar më: 11:04 17-11-2017

Prokuroria për Krime të Rënda kërkon burgim të përjetshëm për Denis Shtrazën, të akuzuarin për rrëmbimin e vrasjen e Gazmend Çollakut, në 7 janar të vitit 2016. Denis Shtraza është njëri nga personat e dyshuar për rrëmbimin e Çollakut, ndërkohë që për ish-oficerin e akuzuar me të, Ervin Dalipaj, gjykimi u pushua pas vrasjes së tij. Denis Shtraza mohon të ketë lidhje me vrasjen. 33-vjeçari nga qyteti i Durrësit u arrestua mbrëmjen e 28 janarit 2016, në aeroportin “Nënë Tereza” teksa po përpiqej të largohej nga Shqipëria.

Article Logic
Execution time: 0.0038189888000488