INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasja e dyfishtë në Laç, vetëdorëzohen në polici autorët e dyshuar [EMRAT]

Vrasja e dyfishtë në Laç, vetëdorëzohen në polici autorët e dyshuar [EMRAT]

Publikuar më: 12:19 30-04-2019

Janë vetëdorëzuar në polici dy autorët e dyshuar për vrasjen e ndodhur dy ditë më parë në Lac ku mbetën të vrarë dy persona Kelvin dhe Erjon Jushi të dy kushërinj.

Në njoftimin zyrtar të policisë, thuhet se falë negociatave me familjarët është bërë i mundur vetëdorëzimi i Markel dhe Vinsent Bushit, përkatësisht, 25 dhe 28 vjec, kushërinj me njëri tjetërin, ndërsa mbetet në kërkim, Manuel Bushi.

“Policia në vijim dhe pa ndërprerë ushtroi kontrolle të shumta dhe përdori metodat speciale të hetimit për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

Njëkohësisht Grupi i posaçëm hetimor negocioi me familjarët e autorëve të dyshuar që ata të dorëzoheshin organeve të drejtësisë.

Dy nga autorët e dyshuar, shtetasit M. B., 25 vjeç dhe V. B., 28 vjeç, të dy lindur e banues në Kurbin, pas negociatave me familjarët, janë vetë dorëzuar në Polici” thuhet në njoftimin e policisë.

Ata akuzohen për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera të cilësuara, në bashkëpunim" dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, parashikuar nga nenet 79/dh, 25 dhe 278/1 të Kodit Penal.

Article Logic
Execution time: 0.0032758712768555