INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasja e 53-vjeçares në Memaliaj, flet Kryeplaku i fshatit: Sa hyra në banesë bashkëshorti i saj tha se...

Vrasja e 53-vjeçares në Memaliaj, flet Kryeplaku i fshatit: Sa hyra në banesë bashkëshorti i saj tha se...

Publikuar më: 11:30 30-04-2019

Pas ngjarjes së rëndë që ka ndodhur sot në Memaliaj ku Skënder Hoxha vrau bashkëshorten e tij Antoneta Hoxha, kanë folur edhe fqinjët e tyre.

Fqinjët thanë se kishin dëgjuar zhurma dhe kishin shkuar të shihnin ç' kishte ndodhur.

Kryeplaku i fshatit Hodo Hoxha ka qenë dëshmitari i parë i kësaj ngjarje.

Ai shprehet se sapo kishte hyrë në banesë, bashkëshorti i viktimës i kishte thënë të mos e preknin 53 vjeçaren sepse e kishin vrarë, shkruan Newsbomb.

Gjithashtu fqinjët tregojnë se nuk kanë ditur që çifti të kishte probleme.

Article Logic
Execution time: 0.0036590099334717