INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Antarktidë/ Zbulohet një masë akulli me madhësinë e Francës

Antarktidë/ Zbulohet një masë akulli me madhësinë e Francës

Publikuar më: 11:02 30-04-2019

Në Antarktidë është zbuluar një masë akulli me madhësinë e Francës, por “kërcënohet” nga nxehtësia e diellit, i cili, duke ngrohur ujin sipërfaqësor të oqeanit, shkrin në pjesën e saj veriperëndimore në një shpejtësi që është 10 herë më e lartë se sa pritej dhe mund ta shkrijë.
Kjo është e vërtetuar nga një studim ndërkombëtar i koordinuar nga Universiteti i Kembrixhit dhe i botuar në revistën Nature Geoscience dhe sipas këtij studimi të Craig Stewart, thuhet:
"Në përgjithësi mendohet se stabiliteti i platformave të akullta varet nga ekspozimi ndaj rrymave të ngrohta në thellësitë e oqeanit, por ajo që kemi zbuluar është se edhe ujërat sipërfaqësore të nxehta që ngrohen nga Dielli luajnë një rol vendimtar".
Në sajë të instrumenteve të vendosura në një thellësi prej 260 metrash nëpër një pusi, janë matur parametrat si temperatura, kripësia, shkalla e shkrirjes dhe prania e rrymave të oqeanit në zgavrën nën akull.
Vetë Stewart bashkë me kolegun e tij Poul Christoffersen ka udhëtuar më shumë se një mijë milje me motor për të matur trashësinë e akullit dhe për të përcaktuar shkallën e shkrirjes së bazës.
Të dhënat e mbledhura tregojnë se ujërat sipërfaqësore të oqeanit të ngrohtë depërtojnë në zgavrën nën barrierën pranë ishullit Ross dhe trefishojnë shkallën e shkrirjes në muajt e verës.

auto_Screenshot_11556607869.jpg

auto_1200px-Antarctica_relief_location_map1556607867.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0040028095245361