INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasësi nga Shkodra çudit gjykatën: Nuk e dija që isha dënuar me 20 vite burg

Vrasësi nga Shkodra çudit gjykatën: Nuk e dija që isha dënuar me 20 vite burg

Publikuar më: 14:34 16-08-2019

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë për 28-vjeçarin Sadetin Erkoçeviq, i arrestuar tre ditë më parë, i akuzuar për tentativë vrasje.

“Arrest me burg” vendosi gjykata ndaj tij, duke bërë që të qëndrojë në qeli në vijim të hetimeve.

Mësohet se autori është shprehur në gjykatë se nuk ka pasur dijeni që kërkohej dhe që ishte i dënuar më parë me 20 vite brug.

Pak ditë më parë shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2 në Tiranë,, bënë të mundur parandalimin i një vrasjeje, i cili dyshohej se do të kryente një krim të rëndë në Tiranë.

Policia ka organizuar punën duke bërë lokalizimin e menjëhershëm të personit të dyshuar. Ata  kanë ndërhyrë menjëherë duke e neutralizuar dhe shoqëruar në komisariatin e Policisë Nr. 2, shtetasin Sadetin Erkoçeviq, 28 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër.

Të dyshuarit në momentin e kontrollit i është gjetur në çantën e dorës një armë zjarri pistolete e tipit Bereta, me 14 fishekë dhe një fishek në fole gati për qitje.

Gjykata e Shkodrës, me vendim të formës së prerë në datën 15 shkurt 2018, e ka dënuar 28-vjecarin me 20 vjet burg për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje te armeve e municioneve luftarake”.

Kjo pasi më datë 10 mars 2014, në një lokal me muzikë live, Sadetin Erkoçeviq ka vrarë me armë zjarri pistoletë shtetasin I.Y., dhe ka plagosur një tjetë

Article Logic
Execution time: 0.0037899017333984