INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tiranë, shembet skela e pallatit, humbin jetën dy punëtorë, lëndohen disa të tjerë

Tiranë, shembet skela e pallatit, humbin jetën dy punëtorë, lëndohen disa të tjerë

Publikuar më: 15:38 16-08-2019

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të premte në Tiranë, ku skela e një pallati në rikonstruksion është shembur duke i marrë jetën dy punonjësve e duke plagosur disa të tjerë.

Dy prej punëtorëve janë nxjerrë të pajetë nga rrënojat.

Policia bën me dije se kanë humbur jetën 36-vjeçari me inicialet O.K dhe 31-vjeçari me inicialet E.B.

Dy të lënduarit e tjerë janë dërguar në spitalin e Traumës.

"Si pasojë e shkëputjes së skelës janë dëmtuar  4 nga punëtorët të cilët ndodheshin duke punuar pranë këtij objekti, shtetasit G. B.,44 vjeç dhe E. L.,34 vjeç  janë dërguar janë dërguar në spital për ndihmë mjeksore" thuhet në njoftimin e policisë.

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë mungesa e sigurisë teknike. Policia ka shoqëruar administratorin e punimeve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

Vijon…

Article Logic
Execution time: 0.0017390251159668