INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vlorë, kapen dy nga autorët e grabitjes me armë

Vlorë, kapen dy nga autorët e grabitjes me armë

Publikuar më: 10:42 25-09-2018

Ka zgjatur më pak se një orë arratia e grabitësve të fugonit në Vlorë. Policia e këtij qyteti ka kapur dy nga tre autorët e grabitjes rreth orës 10:00 në kodrat e Panajasë. Forcat e policisë kanë sekuestruar dy armë kallashnikov dhe një makinë. Grabitja u shënua rreth orës 09:00 në zonën e Skelës në Vlorë. Fugoni ku u grabit çanta me mijëra Euro bënte linjën e Shqipërisë me Italinë. Sipas të dhënave të uniformave blu, personat e armatosur grabitën mjetin që sapo kishte mbërritur nga Italia.

Article Logic
Execution time: 0.0041170120239258