INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Grabitën çiftin e turistëve austriak, arrestohet njëri nga autorët

Grabitën çiftin e turistëve austriak, arrestohet njëri nga autorët

Publikuar më: 11:24 20-08-2017

Në pranga të policisë ka rënë një nga autorët e dyshuar të grabitjes së një çifti turistësh nga Austria. Një ditë pasi çifti denoncoi grabitjen që u ishte bërë teksa pushonin në anë të rrugës automobilistike , policia e Tropojës ka bërë të mundur arrestimin e njërit prej grabitësve. Në pranga ka rënë Zamir Pjetra, 33 vjeç, banues në Fierzë, Bashkia Fushë Arrëz. Ngjarja ka ndodhur ditën e premte ku janë vjedhur me dhunë shtetasit E. V, 54 vjeçe dhe K. S, 61 vjeç , banues në Vjenë, Austri. Sot shërbimet e Stacionit te Policisë Fushë Arrëz ne bazë të informacioneve policore dhe provave ligjore bënë ndalimin e Zamir Pjetra, 33 vjeç, banues në Fierzë. Ndalimi i ketij shtetasi u bë pasi me datë 18.08.2017, në orën 23:30, në fshatin Fierzë, Bashkia Fushë Arrëz, në bashkëpunim me një shtetas tjetër ende të paidentifikuar, ju kanë marrë me dhunë shtetasve të huaj një sasi parash prej 700 euro dhe një telefon Celular.

Article Logic
Execution time: 0.0036318302154541