INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vjen ndarja përfundimtare e Belen me pilotin e Moto GP

Vjen ndarja përfundimtare e Belen me pilotin e Moto GP

Publikuar më: 14:57 19-09-2018

Këtë radhë u mbyll përfundimisht. Të pakën kështu janë indikacionet. Pa ardhur përgënjeshtrimi i radhës, duhet besuar. Pas një situatë të stërzgjatur “tërhiq e mos e këput”, një pauze që në fund nuk po rezulton e tillë, Belen Rodriguez duket se është ndarë nga piloti i italian i Moto GP, Andrea Iannone.

E përjavshmja italiane “Chi” për këtë lajm, shkruan: “Në mbyllje të verës, fiket dhe dashuria. Ajo u ka treguar miqve të saj që nuk mund të jetë kriza e zakonshme kalimtare.”

Asnjë sinjal në profilin e bukuroshes argjentinase në Instagram, ajo duket shumë e përqendruar në punën e saj.

Article Logic
Execution time: 0.0034418106079102