INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dovizioso fiton në San Marino, Lorenzo i pafat, ndërsa Rossi…

Dovizioso fiton në San Marino, Lorenzo i pafat, ndërsa Rossi…

Publikuar më: 14:34 09-09-2018

Garën e radhës të Moto GP, pikërisht në San Marino, e ka fituar një Italian, por jo Valentino Rossi, që ka bërë një tjetër paraqitje zhgënjyese për tifozët e shumtë të tij. Sot ka triumfuar Andrea Dovizioso me Ducatin e tij.

Jorge Lorenzo, që ka qenë në vendin e dytë deri në xhiron e parafundit, ka gabuar dhe ka dalë nga pista. Rrëzim nga i cili ka përfituar spanjolli i Honda-s, Marc Marquez, i cili është ngjitur në vendin e dytë të podiumit, i ndjekur nga Crutchloë.

Ka zhgënjyer Valentino Rossi, i cili ka dalë në vendin e shtatë. Yamaha është motori me më shumë fitore në këtë cirkuit, që nga koha kur është kthyer të jetë pjesë e kalendarit, me gjashtë fitore kundrejt katër të Honda-s.

Article Logic
Execution time: 0.0036768913269043