INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vjedhjet gjatë verës, në shënjestër turistët e huaj

Vjedhjet gjatë verës, në shënjestër turistët e huaj

Publikuar më: 09:26 24-08-2017

Në këtë sezon turistik kanë ndodhur 35 vjedhje ose grabitje, në zonat bregdetare por edhe ato malore, që frekuentohen nga pushuesit vendas dhe të huaj.
Vërehet se janë vjedhur celularët, në një rast kemi vjedhje automjeti, një tjetër vjedhje kasaforte, ndërsa portofolët dhe varëset janë më të shumta, duke u evidentuar 10 raste. Ajo që bie në sy është se në prehë kanë qënë në masë dhe pushuesit e huaj. Në 15 vjedhje “viktimat” kanë qënë shtetasit kosovarë, maqedonas, suedezë, polakë.
Mësohet se në sipas TCH, janë vënë në pranga disa të rinj, që i realizonin vjedhjet në grup, ndërkohë që hetimet vijojnë për disa ngjarje të tjera të pazbardhura.
Më flagrantia ishte ajo që konstatoi Policia e Sarandës e cila arrestoi pak kohë më parë disa të rinj, që kryenin vjedhje masive me armë e dhunë përtej kufirit, në fshatrat e Igumenicës

Article Logic
Execution time: 0.0036430358886719