INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
VJEDHJA NË PASHALIMAN/ Shkarkohen 15 ushtarakë, kërkohet nga Presidenti dhe shkarkimi i gjeneralit

VJEDHJA NË PASHALIMAN/ Shkarkohen 15 ushtarakë, kërkohet nga Presidenti dhe shkarkimi i gjeneralit

Publikuar më: 12:22 04-02-2019

Ka përfunduar hetimi administrativ për ngjarjen  në depon e municionit në bazën detare të Pashalimanit. Hetimi i drejtuar nga Shtabi i Përgjithshëm i FA ngarkon me përgjegjësi të gjithë linjën në drejtim të komandimit në Forcën Detare dhe Bazën e Pashalimanit.

Lidhur me këtë ngjarje ministria e Mbrojtjes ka shkarkuar 15 ushtarakë.

Ndërkohë që i është propozuar presidentit Ilir Meta shkarkimi i Gjeneral Major Ylber Dogjani me detyrë komandant i Forcave Detare, i cili në bazë të hetimit ka përgjegjësi për masat e sigurisë në bazën detare.

Shkarkimi i Dogjanit është kompetencë e presidentit Ilir Meta.

Në bazën ushtarake të Pashalimanit në orët e para të mëngjesit të 10 janarit 2019 u vodhën një sasi materialesh. Bëhet fjalë për automatikë, mijëra fishekë blind shpues-djegës si dhe fishekë të tjerë luftarakë.

Vjedhja është konstatuar disa orë më vonë, ku policia ushtarake gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes ka gjetur dhe një dritare të dëmtuar në depon e armëve e cila besohet se është përdorur për të nxjerrë jashtë materialet e vjedhura. 

arsenaliivjedhur.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038778781890869