INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Albin Kurti takon studentët e Shkencave Sociale: Fitoret në histori në shoqëri vijnë nga qëndresa...

Albin Kurti takon studentët e Shkencave Sociale: Fitoret në histori në shoqëri vijnë nga qëndresa...

Publikuar më: 11:53 04-02-2019

Në mbështetje të protestës së studentëve ka ardhur dhe Kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti, i cili ka udhëtuar nga Kosova për të mbështetur të rinjtë dhe pedagogët që kanë nisur grevën për plotësimin e kërkesave të tyre. Ai ka qenë pranë studentëve e pedagogëve në Fakultetin e Shkencave Sociale dhe i ka inkurajuar të vazhdojnë qëndresën.

“Fitoret në histori në shoqëri vijnë nga qëndresa. Aktivizmin e kam filluar pikërisht në krye të protestave studentore në Kosovë. Protesta e studentëve është e drejtë kur pedagogët janë me ta. Ndërhyrja e studentëve nuk është për të qeshur. Në Kosovë i kemi ndjekur protestat tuaja. Me protestat tuaja vjen pranvera. Kjo protestë është kundër privilegjeve që kanë të pasurit”, është shprehur Kurti.

Ai ka theksuar se shoqëria shqiptare duhet të kalojë në një transformim.
“Është në pikëpyetje ardhmëria e shoqërisë shqiptare. Ju bëj thirrje të keni organizim të konsoliduar. Organizimi ju fuqizon. Arsimi nuk është luks”, ka deklaruar Kurti.

kurtitii.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0033280849456787