INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vizat me Holandën/ Flet zëdhënësja e KE: Nuk kemi marrë asnjë kërkesë

Vizat me Holandën/ Flet zëdhënësja e KE: Nuk kemi marrë asnjë kërkesë

Publikuar më: 14:40 17-04-2019

Pas votimit të rezolutës në Kuvendin e Holandës për rikthimin e vizave për Shqipërinë ka reaguar edhe zëdhënësja e KE, Natasha Bertaud.

Sipas Bertaud, KE ende nuk ka marrë asnjë kërkesë për pezullimin e vizave. Bertaud shprehet, ndër të tjera, se pezullimi i vizave është një procedurë specifike.

Dhoma e përfaqësuesve në Hollandë miratoi të martën me shumicës votash, 92 nga 150, një propozim të paraqitur nga 5 forca politike, 3 prej të cilave pjesë e koalicionit në pushtet, sipas të cilit Qeveria e këtij vendi do të duhet t’i kërkojë Komisionit Europian të pezullojë mekanizmin e rregjimit pa viza.

Article Logic
Execution time: 0.0040719509124756