INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Vipsa, më mekin si çift …”, modelet shqiptare i ofenduan keq, Graciano dhe Argjira bëjnë reagimin EPIK

“Vipsa, më mekin si çift …”, modelet shqiptare i ofenduan keq, Graciano dhe Argjira bëjnë reagimin EPIK

Publikuar më: 22:35 27-07-2021

Argjira Spanca dhe Graciano Tagani, çifti i njohur, u bënë pjesë e debatit të emisionit ‘’Best Deal’’, ku me gjasmë vajzat nuk e dinin që po xhiroheshin nga kamera dhe “pa dashje” i shpëtuan këto fjalë.

Pjesë e këtij episodi ka qenë avokatja e njohur dhe njëkohësisht vajza e deputetes së PD-së, Albina Deda, Ada e cila gjatë pushimit nuk i ka kursye aspak komentet për çiftin më të ri të showbizit, Gracianon dhe Argjirën.

Keisli: Mua më mek ky çifti Graciano me Argjirën. Më mekin shumë, bëjnë si super Vipa, i shikoj kudo.

Ada Deda: Argjira e nisi te Topi duke rregulluar disa bluza e pastaj u bë autore e “She’s on Top” dhe prezantuese. Dilte te “E diell” në Top Channel, merrte një bluzë e priste mëngët e vishte gjasme në tre mënyra dhe kaq u bë e famshme.

 
  

Këto thumba nuk ju kanë shpëtuar Argjirës dhe Gracianos, të cilët kanë ironizuar blogeret, edhe pse jo drejtpërdrejtë. Ditën e sotme çifti është takuar me moderatorin e “Top Channel”, Flori Gjinin.
“Ku jeni o VIP-sa, ku jeni?“, shprehet Flori Gjini, teksa Argjira dhe Graciano shfaqen duke qeshur në video.
“Ti je ai që e mban gjallë Top Channel“, i përgjigjet Graciano në video.

Video Player
 
 
 

Siç duket Graciano dhe Argjira nuk kanë dashur t’i japin më shumë vëmendje këtij debati dhe kanë zgjedhur që t’ju përgjigjen vajzave në këtë formë.

Article Logic
Execution time: 0.0029690265655518