INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vini re! Këto 4 MITE mbi seksin nuk duhet t’i besoni më!

Vini re! Këto 4 MITE mbi seksin nuk duhet t’i besoni më!

Publikuar më: 18:34 20-02-2019

Ndonjëherë çiftet i besojnë shumë mitet e marrëdhënieve, mirëpo realiteti nuk është i tillë. Pse ndodh kjo gjë? Nga statistikat e realizuara së fundmi, rezulton se çiftet janë të pakënaqura në marrëdhëniet e tyre. Sipas këtyre statistikave, një çifti mesatar i martuar kryen marrëdhënie seksuale 68,5 herë në vit, që është pothuajse një herë në javë. Gjithashtu, 6 nga 10 çifte kanë pranuar se janë të pakënaqur në marrëdhëniet e tyre. Bright Side godet disa mite që nuk e lejojnë një marrëdhënie të jetë e shëndetshme.

Partnerët duhet të kenë të njëjtat preference seksuale

Nëse një çift nuk ka të njëjtat preference seksuale, kjo do të thotë se ata nuk janë një çift i mirë? Këtë mit nuk duhet ta besoni më. Çdo individ ka një sërë nevojash që mund të ndryshojnë nga një person në një tjetër. Fjalët si "seksi" dhe "intimiteti" kanë një kuptim shumë subjektiv. Çiftet mund të kenë preferenca të ndryshme dhe çiftet e mira e kuptojnë këtë gjë dhe mundohen ta përmbushin.

Është normale që gjestet romantike të zvogëlohen me kalimin e kohës

Shumë njerëz do t'ju tregojnë se gjestet romantike zvogëlohen me kalimin e kohës. Mirëpo, a nuk do të thotë kjo gjë se po e humbisni interesin për partnerin? Ndonjëherë, partnerët kanë shumë pritshmëri nga njëri-tjetri që mund të përfshijnë shfaqje publike të dashurisë. Megjithatë, mungesa e dashurisë sigurisht që nuk është një shenjë e mirë. Mos lejoni që lidhja juaj të vdesë duke folur për gabimet tuaja(kryesisht në telefonat celularë), sipas class. Merrni kohë dhe tregojani me gjeste dashurinë partnerit/partneres.

Meshkujt e duan seksin më shumë se gratë

Epo, jo domosdoshmërisht. Kjo ndryshon nga një person në tjetrin. Gratë mund të kenë një epsh më të lartë në disa çifte. "Dëshira seksuale tek gratë është jashtëzakonisht e ndjeshme ndaj mjedisit dhe kontekstit”.

Çiftet e lumtura bëjnë seks çdo ditë

A është vërtet seksi një parakusht për një marrëdhënie të lumtur? Ne nuk dëshirojmë të biem dakord këtu. Ndonjëherë varet nga situata. Të bësh seks çdo ditë nuk të jep titullin e një çifti të lumtur. Intimiteti nuk është një detyrë, por një përvojë. Ju e bëni nëse dëshironi.

Article Logic
Execution time: 0.0034859180450439