INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Viktimë seksuale e ISIS, çmimi Nobel për Paqen shkon për 2 aktivistët e të drejtave të njeriut

Viktimë seksuale e ISIS, çmimi Nobel për Paqen shkon për 2 aktivistët e të drejtave të njeriut

Publikuar më: 10:28 05-10-2018

Komiteti i Nobelit në Oslo ndau sot Çmimin Nobel për Paqe. Fituesit e çmimit të rëndësishëm janë Denis Mukwege e Nadia Murad.

Ata kanë kontribuar kundër dhunës seksuale gjatë konflikteve dhe luftës.

Mukwege është një fizikant, i cili ka ndihmuar në Kongo dhe bashkë me stafin e tij ka mjekuar mijëra pacientë që kanë rënë viktimë e dhunë seksuale në këtë vend.

Nadia Murad është njëra prej 3000 vajzave Yasidi, të cilat ranë viktima të dhunës seksuale. Ajo arriti të largohej prej forcave ISIS.

“Vlerësohen përpjekjet e tyre për t'i dhënë fund përdorimit të dhunës seksuale dhe armëve në luftëra dhe konflikte të armatosura" u nënvizua në deklaratën e Komitetit

Çdo vit çmimi i ndahet një individi ose grupi që ka bërë më së shumti për të çuar përpara paqen në botë.

Vitin e kaluar, fituese ka qenë Fushata Ndërkombëtare për Eliminimin e Armëve Bërthamore.

Article Logic
Execution time: 0.0030739307403564