INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vijon monitorimi i makinave me kamera të 'fshehta', policia: Do të jeni me fat nëse merrni gjoba...

Vijon monitorimi i makinave me kamera të 'fshehta', policia: Do të jeni me fat nëse merrni gjoba...

Publikuar më: 20:08 24-01-2019

Policia në Tiranë vijon monitorimin e qarkullimit rrugor me kamera të fshehtë, duke gjobitur shoferët që shkelin rregullat e qarkullimit.

Gjoba kalon menjëherë në sistem, dhe shoferit nuk i bëhet e ditur në moment shkelja dhe penalizimi.

Këtë herë, policia është ndalur te zona te Rruga e Kavajës, ku janë gjobitur një sërë shoferësh të cilët shkelin në korsinë e autobusit dhe taksive.

“Nëse je me fat do njihesh me gjobën e shkeljes, nëse jo mund të shkojë edhe më keq”, shkruan policia duke nënkuptuar aksidentet.

Article Logic
Execution time: 0.004094123840332