INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E tmerrshme! ''BALENA BLU'' e urdhëron, 14-vjeçarja i jep fund jetës, hidhet nga...[FOTO]

E tmerrshme! ''BALENA BLU'' e urdhëron, 14-vjeçarja i jep fund jetës, hidhet nga...[FOTO]

Publikuar më: 20:47 24-01-2019

Një vajzë 14 vjeçare është bërë viktima më e fundit e lojës sfiduese në internet të quajtur “Balena blu”, teksa është hedhur nga një ndërtesë tetëkatëshe në Rusi. Hetuesit rusë po ekzaminojnë nëse vetëvrasja e kësaj adoleshenteje ka të bëjë me grupin vdekjeprurës të internetit, që “shigjeton” fëmijët e pambrojtur dhe naivë.

E reja, e cila përdori emrin Angelina Bessmertnaya për të luajtur në internet, u hodh nga kati i tetë i një apartamenti në Nizhny Novgorod, në Rusinë perëndimore. Trupi i saj u gjet në dëborë rreth orës 8 të mëngjesit të së martës, kur banorët vendas po shkonin në punë.

Nxënësja nuk jetonte në bllokun e banesës nga ku u hodh dhe detektivët po hetojnë nëse ajo ishte e vetme ose me dikë tjetër kur gjeti vdekjen. Ndërkohë, miqtë e saj thonë se ajo luajti lojën online të ‘vetëvrasjes’ në këtë godinë. Shqetësimet u ngritën nga një vajzë me emrin Alina, sipas gazetës Komsomolskaya Pravda. “Isha shoqe me të gjatë gjithë vitit të kaluar”, u citua të thoshte ajo.

“Ne shkuam për shëtitje në verë, por ajo kishte luajtur Balenën blu për një kohë të gjatë dhe ishte në “grupin e vdekjes”, rrëfeu shoqja e viktimës.

Ditën kur ajo u hodh nga pallati, grafiti të reja u shfaqën në një mur aty pranë, ku shkruhej: “Unë ju vlerësova më shumë se jeta, por ju nuk e bëtë”. Alina gjithashtu tha se vajza kishte ‘ndjenja shumë të forta’ për një djalë që jetonte në Arktikun rus.

“Ajo po vuante shumë për shkak të tij”, tha ajo.

saktt.png

Article Logic
Execution time: 0.0019969940185547