INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vijon ‘hakmarrja’ e Kosovës: Ndalon hyrjen e çdo zyrtari nga Beogradi

Vijon ‘hakmarrja’ e Kosovës: Ndalon hyrjen e çdo zyrtari nga Beogradi

Publikuar më: 13:22 04-07-2019

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, ka vendosur që të mos japë asnjë leje për zyrtarët nga Beogradi për ta vizituar Kosovën.

“Ministria e Punëve të Jashtme nuk do të lejojë asnjë zyrtar nga Beogradi për të vizituar Kosovën dhe të gjitha kërkesat do të refuzohen për aq kohë sa kjo sjellje vazhdon” njofton nëpërmjet Facebook për këtë vendim këshilltari politik i ministrit Pacolli, Jetlir Zyberaj.

Ai shton se ky vendim vjen si pasojë e kërcënimeve, propagandës dhe lajmeve të rreme që Serbia po nxit ndaj Kosovës.

“Kërcënimet hibride që Serbia bën ndaj Kosovës, propagandën e vazhdueshme dhe lajmet e rreme ndaj vendit dhe qytetarëve dhe përpjekjet e fundit për të inskenuar një të ashtuquajtur krizë humanitare në veri të Kosovës” shkruan Zyberaj.

Në veri të Kosovës, të hënën dhe të martën, tregtarët serbë i mbyllën dyqanet, duke thënë se nuk kanë prodhime për të shitur.

Vendimi i tyre ka ardhur më shumë se shtatë muaj pasi Qeveria e Kosovës u ka vënë taksë 100% prodhimeve të importuara nga Serbia.

Dyqanet në veri janë rihapur të mërkurën, por tregtarët kanë thënë se vazhdojnë të kenë mungesa prodhimesh.

Article Logic
Execution time: 0.0035851001739502