INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vijojnë shkarkimet dhe emërimet e reja në polici

Vijojnë shkarkimet dhe emërimet e reja në polici

Publikuar më: 10:27 08-05-2017

Nga shkarkimet në polici u prek dhe Policisë së Tiranës. Sot janë bërë shkarkime dhe emërime të reja. Zv/drejtor i Policisë së Tiranës është emëruar Arsen Sinomati, i cili ishte shef i komisariatit nr.2. Elton Alushi është emëruar shef i krimeve të lehta në Tiranë. U shkarkua zv. drejtori Skënder Hita dhe emërohet në po të njëjtën detyrë në Lezhë.
Shefi i komisariatit nr.4 Alket Shatrio është shkarkuar nga detyra dhe emërohet specialist në sektorin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme..
Në vend të tij Agim Hoxha emërohet shefi i komisariatit Nr.4, më herët mbate detyrën e shefit të komisariatit Shijak. Ndërsa në Shijak emërohet Aliosha Broka.
Ervin Hasrama largohet nga posti i shefit të policisë rrugore dhe në vend të tij emërohet Erjon Ahmeti. Nga detyra është shkarkuar dhe shefi i njësisë "Shqiponja" Vladimir Laska dhe në vend të tij u emërua Olti Bisri.
Gjithashtu është shkarkuar shefi i komisariatit 6 Neritan Boci. Në vend të tij emërohet Arben Aliko.

Article Logic
Execution time: 0.0035998821258545