INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Videoja që u fshi shumë shpejt bëri të fliten për ROMANCË, tani Kejvina Kthella flet për marrëdhënien me reperin shqiptar [FOTO]

Videoja që u fshi shumë shpejt bëri të fliten për ROMANCË, tani Kejvina Kthella flet për marrëdhënien me reperin shqiptar [FOTO]

Publikuar më: 16:37 31-01-2020

Ditën e sotme, në rrjet qarkulluan disa pamje ku velina Kejvina Kthella shfaqej në një club në Amerikë me reperin Seven Saraqi.

Së bashku me Taynën e Vildane Zenelin, Kejvina kishte shkuar në eventin e organizuar për 50 Cent, në “Walk of Fame” dhe vajzave po i bënte shoqëri edhe reperi shqiptar.

Ishte vetë Seven ai që publikoi në InstaStory një video me Kejvinën, teksa filmonin veten me filtrat e Instagram-it.

83841506_223677428641872_405761327278063616_n.jpg

Reperi qëndronte pas Kejvinës dhe dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin, gjë që ngriti dyshimet se ata mund të ishin në një lidhje së bashku.

Për arsye që nuk dihen, Seven e fshiu videon më pas, megjithatë pamjet e ruajtura vazhduan të qarkullonin në rrjet.

iPiccy-collage-59.jpg

E kontaktuar nga “Iconstyle.al”, Kejvina i është përgjigjur lajmeve për romancën e saj të re, duke mohuar gjithçka.

Velina tregoi se mes tyre ka thjesht shoqëri dhe asgjë më shumë se kaq.

Mesa duket, miqtë janë mbledhur natën e kaluar në Amerikë për të shijuar muzikën e mirë dhe shoqërinë e njëri-tjetrit.

83318558_723482761511723_4890219414986686464_n.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038590431213379