INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vettingu në politikë: Opozita i vendos afat Ramës

Vettingu në politikë: Opozita i vendos afat Ramës

Publikuar më: 14:12 10-09-2018

“Nëse do të ketë vullnet për të mos e vonuar Vettingun, atëherë deri më 18 Tetor ndryshimi i Kushtetutës për pastrimin e politikës do të bëhet realitet”. Kjo është deklarata e opozitës për sa i përket nisjes së Vettingut. Partia Demokratike dhe aleatët e saj kanë bërë një hap konkret për Vettingun e politikës nëpërmjet pastrimit të politikës dhe institucioneve kushtetuese nga politikanët që kanë lidhje me krimin e organizuar apo që nuk justifikojnë ligjërisht pasurinë e tyre. Në njoftimin e bërë publik nga PD tregohen hapat që do të ndiqen.

Ja cilët janë 3 hapat që parashikon procedura parlamentare.

1. Kryetari i Kuvendit duhet të njoftojë Kuvendin për nismën më 13 Shtator, e cila është seanca e parë pas depozitimit të nismës më 7 Shtator. Amendamenti kushtetues futet menjëherë në programin e punës së Kuvendit.

2. Nisma shqyrtohet në mbledhjen e përbashkët të hapur për publikun mes Komisionit të Ligjeve dhe Këshillit për Legjislacionin dy javë nga data e depozitimit, jo më vonë se 21 Shtator. Mbledhja i paraqet seancës raportin e hartuar nga relatorët.

3. Seanca plenare për miratimin e amendamenteve kushtetuese thirret jo më vonë se tre javë nga paraqitja e raportit.


Respektimi i këtyre afateve pa zvarritje do t’u japë mundësi shqiptarëve që brenda datës 18 Tetor 2018 të shohin vullnetin e palëve për miratimin ose jo të vettingut në politikë.
Amendamenti kushtetutes i propozuar nga opozita është i njëjtë me atë të miratuar për gjyqtarët dhe prokurorët. Njësoj si për ta, nëse verifikohet se kanë lidhje me krimin apo nuk justifikojnë pasurinë, mandati i politikanëve dhe zyrtarëve të lartë ndërpritet menjëherë.

"Deri tani nuk ka ndonjë sinjal domethënës nga maxhoranca. Kuvendi, ndryshe nga sa vepron me çdo projektligj tjetër, ende nuk e ka publikuar në faqen e tij zyrtare propozimin e opozitës, për t’i dhënë mundësi qytetarëve që të njihen me të.
Nga ana tjetër, Kryeministri dhe përfaqësues të maxhorancës, nuk kanë bërë asnjë koment, që pas depozitimit të amendamentit nga opozita.
A tregon heshtja e qeverisë pranim të vettingut siç e ka propozuar PD, mosdakordësi, përgatitje për ta vonuar apo për ta dështuar propozimin e opozitës për vetting të politikës?
Opsionet janë të gjitha mbi tryezën e Edi Ramës.
Koha është një sfidë tjetër për Kryeministrin, pasi Partia Demokratike dhe opozita kanë kërkuar miratimin e amendamentit kushtetues pa asnjë vonesë, duke e vlerësuar emergjencë kombëtare shkëputjen e lidhjes së krimit të organizuar me qeverisjen e vendit"-deklaron opozita.

Article Logic
Execution time: 0.0040500164031982