INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Opozita bojkotoi sot tre komisionet parlamentare

Opozita bojkotoi sot tre komisionet parlamentare

Publikuar më: 12:59 10-09-2018

Pas protestës së të shtunës, opozita bojktoi këtë të hënë punën në tre komisione parlamentare. Por duket se mungesa e deputetëve të PD dhe LSI nuk ka penguar aspak mazhorancën të vijojë mbledhjen e komisioneve të ligjeve, ekonomisë dhe shëndetësisë.
Deputetët e shumicës kanë vijuar me miratimin e rendit të ditës, ndërsa PD dhe LSI kanë mbledhur grupet parlamentare në selitë përkatëse. Opozita më parë ka protestuar në komisione duke mos lejuar zhvillimin normal të punimeve.
Deputetët e pakicës kanë bërë thirrje për dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj pas publikimit të audio përgjimit ku sipas PD implikon vëllain e tij për trafikun e drogës.

Article Logic
Execution time: 0.0033121109008789