INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vetëm 2 orë shi dhe spitali Shkodrës përmbytet, personeli merr fshesat [VIDEO]

Vetëm 2 orë shi dhe spitali Shkodrës përmbytet, personeli merr fshesat [VIDEO]

Publikuar më: 18:09 23-07-2018

Reshjet e dendura të shiut ‘goditën’ disa prej qyteteve të vendit.

Problematike situata u paraqit në Shkodër ku dendësia e reshjeve ka bërë që niveli i ujit të shkojë në disa centimetra, duke vështirësuar qarkullimin, apo shkaktuar edhe përmbytje.

Kështu në qytetin e Shkodrës, për shkak të reshjeve të shumta, është përmbytur edhe spitali rajonal i qytetit, si dhe zona të tjera përreth.

Vidoet e mëposhtme të postuara nga deputetja e PD-së Izmira Uliqnaku tregojnë edhe situatën në spitalin e qytetit i cili duket se është nën pushtetin e ujit.

Në video shfaqet qartësisht uji që është futur në katin e parë të spitalit dhe vërshon nëpër korridore e salla të spitalit. Degradimi i tarracës së spitalit, por edhe problemet me kanalizimet e rrugëve, kanë shkaktuar përmbytjen e katit të parë.

Ndërkohë në videot shihet se i gjithë personeli i spitalit duket i angazhuar për të tharë ujin në korridore.

Article Logic
Execution time: 0.0034210681915283