INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jave re me mot të ri! A mund të bëjmë plazh?

Jave re me mot të ri! A mund të bëjmë plazh?

Publikuar më: 09:24 09-07-2018

Pas një të djelë të freskët java sot ka nisur me temperatura të larta, që në fakt të tilla do të jenë deri në orët e para të pasdites duke prekur dhe vlerat 35 gradë. Por mbrëmja pritet të jetë më e freskët. Nuk do të mungojnë në orët e mesditës dhe vransirat në zonat malore, kurse në Ultësirën Perëndimore rreshjet mund të shfaqen në orë e pasdites. Ndërsa në bregdet dhe në zona të ulta mund të pushohet pa frikë, pasi temperaturat do të jenë të larta dhe nuk priten reshje shiu

Sipas Meteoalb era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi deri në 45 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në det dallgëzim mbi 2 ballë. Edhe gjatë javës parashikohen temperatura tipike të korrikut dhe zonat bregdetare nuk rrezikohen nga shirat, ndaj kush po pushon këtë periudhë është i favorizuar nga moti.

Article Logic
Execution time: 0.003774881362915