INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vështirësitë pas imazhit të fortë të Jennifer Lopez

Vështirësitë pas imazhit të fortë të Jennifer Lopez

Publikuar më: 12:26 14-04-2016

Në një intervistë të dhënë së fundmi  për “W Magazine”, Jennifer Lopez, ka rrëfyer detaje mbi divorcin me ish bashkëshortin, Marc Anthony.

Ajo u shpreh se kur martesa e saj  mbaroi, nuk ishte e lehtë për ta harruar. Kjo nuk ishte ëndrra për të cilën latino-amerikanja kishte  shpresuar gjithnjë e aq më pak që të ishte e zhgënjyer dhe e nervozuar.

“Por Marc është babai i fëmijëve të mi, dhe kjo nuk mund të largohet. Ndaj më është dashur të punoja që të vendosja gjërat në rregull. Kjo, e thënë hapur, ishte puna më e vështirë” ka thënë ajo. Lopez dhe Marc Anthony njihen tashmë për miqësinë e afërt që kanë me njëri-tjetrin edhe pas ndarjes.

Por pavarësisht kësaj, këngëtarja është shprehur se e ka patur të vështirë ta ruajë këtë miqësi me ish bashkëshortin. Ajo thotë se është përpjekur shumë që ta arrijë këtë raport dhe e ka bërë për hir të fëmijëve, binjakëve 8  vjecarë Max dhe Emma. “Njerëzit për mua mendojnë se jam e këndshme,  por ata habiten kur shohin që jam e zgjuar. Kjo është një botë meshkujsh dhe vërtet njerëzit në një ambient biznesi nuk e vlerësojnë një femër aq sa mund të vlerësojnë një mashkull. Unë vazhdimisht jam duke provuar vetveten” , ka përfunduar Jennifer.

Ish-çifti u martua më 2004 dhe u nda më 2011, pas shtatë vjetësh martese. Aktualisht aktorja është në lidhje me 29-vjeçarin Casper Smart.

Article Logic
Execution time: 0.0037720203399658