INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Selena Gomez: Nuk e çaj kokën për fëmijërinë e humbur

Selena Gomez: Nuk e çaj kokën për fëmijërinë e humbur

Publikuar më: 10:53 14-04-2016

Jo vetëm një set fotografik i bukur, por edhe mesazhe shumë domethënëse.

Kështu e ka shfrytëzuar daljen e saj në numrin e ri të revistës prestigjoze "GQ", Selena Gomez. Artistja 23-vjeçare ka treguar për faqet e brendshme të revistës se kurrë nuk pati nje mundësi për të kuptuar në të vërtetë jetën e saj, pasi gjatë gjithë kohës njerëzit ishin aty për të dhënë nje opinion mbi çdo hap të sajin. E megjithatë Selena është shprehur se pavarësisht këtij fakti nuk e ka ndjerë asnjëherë veten si një viktimë e famës. "Nuk jam penduar që nuk kam pasur një fëmijëri si gjithë të tjerët. Ishte zgjedhja ime të bëhesha kjo që jam sot" ka thënë ndër të tjera këngëtarja, e cila shumë shpejt do kemi mundësi ta shohim në rolin e protagonistes edhe në filmin "Neighbors 2". Mos t'iu ngeli hatri të tjerave, por gjithmonë na ka pëlqyer kjo vajzë!

Article Logic
Execution time: 0.0023350715637207