INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Veseli, ushtria e re e Kosovës vazhdimësi e UÇK-së

Veseli, ushtria e re e Kosovës vazhdimësi e UÇK-së

Publikuar më: 16:54 22-12-2018

Politika kosovare tani që ka nisur përgatitjen për ngritjen e ushtrisë po bën dhe paralelizma. Është Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, që tha se krijimi i Ushtrisë së Kosovës është vazhdimësi e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së).
Veseli ka folur edhe për pajisjet ushtarake të dhuruara për Kosovën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke sqaruar për Blic Intervieë se ato janë në rrugës, por nuk ka specifikuar një datë të saktë.
”Ushtria është krijuar me 14 dhjetor, është ditë heroike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të thotë është vazhdimësi, më lejoni ta theksoj këtë fakt edhe procesi i transformimit tani në Ushtri, od të marrë disa vite, të jemi korrekt, për vet faktin se do të zgjerohen kapacitetet. Tanimë në ushtrinë aktive do të jenë 5-mijë forca të armatosura, do të ketë pajisje. Kemi filluar pajisjet, të cilat janë mjete të blinduara. Do të ketë armatime. Armatime të cilat janë për doktrinën tonë të mbrojtjes të cilën e ka Republika e Kosovës. S’do të jetë doktrinë agresive, por doktrinë e partneritetit, është doktrinë e fqinjësisë së mirë, është doktrinë e kryerjes së obligimeve Kosova me partnerët ndërkombëtarë në fushën globale të sigurisë”, tha Veseli.
Ai shtoi se Forca e Armatosur, Ushtria e Kosovës është aktualisht një nga forcat më profesionale, shkollimi ka ndodhë në shumicën e akademive më prestigjioze, dhe “spointi” është si të them, në terminologjinë shkencore, “Harvard-i” ndoshta edhe më lartë, mund të gabohem me “Harvard-in” për akademitë ushtarake.
”Isha në “National Defence University”, e jashtëzakonshme – kishte kadetë tonë! Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë përkrahësit tanë më të mëdhenj. Do të na japin përkrahje në armatim, ajo është vetëm duke filluar. Sa isha atje, më pyetnin ‘Kryetar mos po janë vetëm fotografi’ pra ‘a do të vijë ato armatime?’, ju thashë se ato janë duke ardhur në Kosovë. Ushtria e Kosovës do të ketë rreth 250-mjete të blinduara të tilla”, përfundoi Kreu i Kuvendit të Kosovës.

Article Logic
Execution time: 0.0036699771881104