INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Kadri Veseli rizgjidhet Kryetar i Kuvendit të Kosovës. Qeveria votohet të shtunën [VIDEO]

Publikuar më: 17:18 07-09-2017

Edhe pse ka qenë një nga emrat më të debatuar dhe një nga kandidaturat më të kundërshtuara nga forcat politike, Kadri Veseli ia ka dalë të rizgjedhet kryetar i Kuvendit të Kosovës, ndërkohë që votimi i qeverisë do të zhvillohet gjatë seancës që do të mbahet ditën e shtunë. Lista serbe deklaroi, se në lidhje me formimin e qeverisë do të konsultohet me Beogradin, ndërkohë që mësohet se kjo forcë politike ka kërkuar më shumë portofole ministrore, duke mbajtur kështu “peng” koalicionin fitues. Në sallë ishin të pranishëm 114 deputetë, nga të cilët 62 deputetë votuan pro dhe 52 kundër. Veseli mori votat e koalicionit PAN-AKR dhe të përfaqësuesve të minoriteteve, ndërsa nuk u votua nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe nga ata të LDK-së. Salla e Kuvendit u braktis nga opozita sapo Veseli u ngrit për të mbajtur fjalimin.
Kadri Veseli:
Sado manipulime të brendshme mund të kemi për fitime elektorale, ne duhet të jemi të sinqertë para gjithë qytetarëve tonë. Ne e kemi obligim shtetëror që t'i japim rrugëzgjidhje këtyre çështjeve të mëdha. Sa më shumë vonohemi, aq më shumë humb vendi ynë Kosova. Të dashur deputetë, të pozitës dhe të opozitës, sot në këtë ditë të rëndësishme të konstituimit të Kuvendit, ju bëj thirrje që t'i harmonizojmë qëndrimet në pesë çështje jetike për progresin e shtetit tonë!
Pas rizgjedhjes së Veselit, kanë ardhur edhe reagimet e para të deputetëve. Ish-kryesuesi i seancës, deputeti i Vetëvendosjes Adem Mikullovci bojkotoji fjalimin e Veselit, duke u shprehur se shuplakën më të madhe ai ia ka dhënë vetes me zgjedhjen e tij si kryetar i Kuvendit.

Article Logic
Execution time: 0.0039310455322266