INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Verë e “çmendur” për Dj Aldo

Verë e “çmendur” për Dj Aldo

Publikuar më: 20:13 08-08-2016

Sezoni i verës është sezoni më aktiv për artistët dhe këtë na e vërteton më së miri Dj Aldo. Punë punë dhe vetëm punë për një nga Dj më të njohur në vendin tonë. Që nga Dibra e Madhe e deri në Sarandë, nga e marta në të dielë, jo vetëm një, por nga dy koncerte në ditë, madje me internare shumë të lodhshme. Të shtunën në Drymades në orën 1, dhe po në të njejtën orë por në darkë, e në një qytet tjetër, Durrës. Nëse menduat se mbaron me kaq e keni gabim, në mesditën e së dielës do të udhëtojë përsëri për në jug të vendit, në Jalë, jo për të pushuar, por për të performuar përsëri. Asnjë më mirë se ai nuk mund ta bëjë këtë. Duket sikur fjala “lodhje” nuk ekziston në fjalorin e Dj Aldos.   

Article Logic
Execution time: 0.0036251544952393