INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Duart lart! Dj Aldo prezanton hitin e sezonit te ri [VIDEO]

Publikuar më: 21:33 05-09-2016

I kemi shijuar ritmet e muzikës së tij gjatë gjithë verës nëpër klubet e natës, dhe duket sikur Dj Aldo do të na mbajë gjatë gjithë kohës duke kërcyer. Pas suksesit me “Mos u Nal”, kënga më e luajtur nga Adlo këtë verë dhe më e kërkuara në Shazam nga publiku, ai ka vendosur ta nisë sezonin e ri me një hit.
Dj Aldo ka publikuar me 1 shtator në në kanalin e tij në Youtube, “Hands Up” në bashkëpunim me këngëtarin nga Jamaica Melloquence. Klipi është shumë tërheqës dhe nuk e themi vetëm prej vajzave të bukura që janë bërë pjesë e tij, pasi edhe ritmi është në lartësinë e duhur, ashtu siç vetëm Aldo di ta çojë.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0035738945007324