INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Venezuela pa kontroll, autoblinda shtyp protestuesit [VIDEO]

Venezuela pa kontroll, autoblinda shtyp protestuesit [VIDEO]

Publikuar më: 10:18 01-05-2019

Venezuela është përfshirë në një krizë të thellë për pushtet.

Mijëra qytetarë kanë dalë në protestë teksa kërkojnë me ngulm largimin e Presidentit të Venezuelës Nicolas Maduro.

Në pamjet e publikuara nga të gjitha mediat ndërkombëtare, shihet sesi autoblindat marrin pwrpara protestuesit. Autoblindat shtypin me radhë protestuesit teksa shumë prej tyre kanë mbetur të plagosur rëndë.

Presidenti i vetëshpallur i Venezuelës, Juan Guaido bëri thirrje për rrëzimin e qeverisë së presidentit në detyrë, Nicolas Maduro. Qeveria amerikane ndërkohë ka bërë të ditur, se ka pasur informacione, në bazë të të cilave, Nicolas Maduro po përgatitej për t’u larguar nga vendi.

Por Rusia e ka bindur që të qëndrojë në vend, ka thënë Sekretari i Departamentit të Shtetit, Mike Pompeo për CNN.

Article Logic
Execution time: 0.0029950141906738