INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Venera Lumani flet për raportin me vjehrrën:'Më vjen keq t’i them vjehrrë…

Venera Lumani flet për raportin me vjehrrën:'Më vjen keq t’i them vjehrrë…

Publikuar më: 08:47 27-05-2019

Venenera Lumani dhe Lind Islami jo vetëm që janë këngëtarë shumë të preferuar nga publiku shqiptar, por edhe një çift i mrekullueshëm.

Ditën e djeshme në emisionin “Be Coffe” që drejtohet nga humoristi i njohur Bes Kallaku, kanë qenë të ftuar çifti ku kanë zbuluar shumë të pathëna në lidhje me jetën e tyre private dhe lidhjen e tyre, po ashtu ato janë pyetur dhe për marrëdhëniet që kanë me vjehrrën dhe vjehrrin e tyre.

Venera ka mohuar se marrëdhënia me prindërit e Lindit janë shumë të mira dhe kryesisht me nënën e tij ka një lidhje shumë speciale.

“Ajo është nënë e dytë për mua, por e thërras në emër. Nuk e kam menduar në fakt se si mund ta quaj ndryshe. Fjala vjehrrë më duket klishe dhe më vjen keq t’i them vjehrrë. Ajo është shumë mirë”- është shprehur Venera.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034449100494385