INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Venecia publikon opinionin për Vetingun. Akuza PD e PS [VIDEO]

Publikuar më: 17:13 12-12-2016

Në një argumentim prej 17 faqesh, Komisioni i Venecias ka publikuar këtë të hënë opinionin e saj mbi Ligjin e Vetingut. Në argumentet e saj përmes 65 pikash, Komisioni i Venecias nuk ka shfaqur asnjë kundërshti lidhur me Ligjin e Vetingut.
Komisioni i Venecias shton se Vettingut duhet ti nënshtrohen edhe gjykatësit e Gjykatës Kushtetueses.
“Dispozitat nuk shkelin nenet e të drejtave të njeriut. Në tërësi ligji i Vettingut është pozitiv. Ligji i Vettingut, i nevojshëm për Shqipërinë. Gjykata Kushtetuese ka konflikt interesi me ligjin”.
Në opioninin e Venecias, dispozitat e ligjit nuk shkelin nenet e Konventës europiane të të Drejtave të Njeriut apo shfaqin probleme për asnjë nga çështjet e ngritura nga Gjykata Kushtetuese.
I menjëhershëm ka qënë edhe reagimi i Partisë Demokratike. Nëpërmjet një njoftimi të shpërndarë për mediat, selia blu thotë se Venecia, nëpërmjet paragrafit 64 të saj i ka dhënë të drejtë opozitës sa i përketit institucionit që do të kryejë Vetingun.
Njoftimi i PD:
“Konkluzioni themelor i Komisionit të Venecias konfirmon tërësisht qendrimin e Partisë Demokratike, se; procesi i kontrollit të gjyqtarëve dhe prokurorëve (Vetting) duhet të bëhet vetëm nga organet kushtetuese të rivlerësimit, dhe se cdo organ tjetër qeveritar duhet të veprojë nën mbikëqyrjen dhe kontrollin e organeve kushtetuese të rivlerësimit. E thenë qartë, paragrafi 64 i Opinionit të Komisionit të Venecias, sanksionon se vettingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve duhet të bëhet jo nga Kryeministri, por nga organet kushtetuese të rivlerësimit.
Edi Rama:
“PD pretendon përsëri se ka një përkthim ekskluziv të sajin për Venecian✌️Në fakt Venecia ka konfirmuar pa rezervë Ligjin e Vetingut? Pikë!”

Article Logic
Execution time: 0.0046970844268799