INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Bregu: “Kompromis historik”: “PS dhe PD, bashkë për integrimin” [VIDEO]

Publikuar më: 17:09 12-12-2016

Majlinda Bregu:
“Ky është i vetmi proces ku besoj se ka ardhur koha që të kemi një qëndrim unanim kombëtar, një kompromis historik ku të bëjmë gati vizionin në lidhje me këtë proces edhe për 10 vitet që vijnë. Me gjithë respektin tim ndaj BE-së, shqiptarët kanë humbur jo pak kohë”.   
Kështu deklaroi deputetja demokrate Majlinda Bregu, një ditë përpara se Këshilli i Europës të japë një përgjigje për Shqipërinë mbi vendosjen e një date për hapjen ose jo të negociatave. Bregu nuk e fsheh shqetësimin e saj mbi shtyrjen e vendosjes së datës së hapjes së negociatave, e për këtë thotë se faji është i klasës politike shqiptare.
Majlinda Bregu:
“Nesër Këshilli i Evropës do të vendosë për çeljen e negociatave me Bashkimin Evropian. Unë nuk kam menduar asnjëherë se Shqipëria do të kishte një datë për çeljen e negociatave dhe kjo nuk ndodh vetëm për fajin tonë. Ama për fajin tonë rrezikon që të shtyhet akoma”.
Këto deklarata kryetarja e Komisionit të Integrimit majlinda Bregu i lëshoi gjatë konferencës ndërkombëtare “10 vjet tregti e lirë” me CEFTA-n.

Article Logic
Execution time: 0.0029520988464355