INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Vendosa të të kem në lëkurën time!’ Alfio Rrotani i bën Fatmës surprizën më të bukur të jetës së saj [FOTO]

'Vendosa të të kem në lëkurën time!’ Alfio Rrotani i bën Fatmës surprizën më të bukur të jetës së saj [FOTO]

Publikuar më: 13:10 16-11-2018

Moderatorja Fatma Methasani dhe shefi i kuzhinës Alfio Rrotani janë çifti më i ri i konfirmuar në showbiz-in shqiptar. Atëherë kur ndoshta ne i kishim hequr shpresat se dashuria e vërtetë ekziston, ata na dëshmuan të kundërtën. Ata festojnë sot 2 vjetorin e dashurisë së tyre dhe Alfio ka vendosur që t’i bëjë një dedikim shumë të ndjerë dhe të bukur moderatores simpatike që i ka falur dy vite të lumtura. 

Ai ka bërë një tatuazh një zemër të vogël të kuqe, ashtu siç edhe vetë shefi i kuzhinës e thërret Fatmën. Ai në këtë mënyrë ka përjetësuar ndjenjat që ka për të dhe ka treguar se do ta ketë gjithnjë pranë vetes.
“Vazhdoj dhe mendoj që nuk ka fjalë aq të bukura për të të thënë sa shumë të dua!…Prandaj vendosa të të kem në lëkuren time për të falenderuar për dy vitet më të bukura të jetës time!!!”, shkruan Alfio teksa publikon foton e tatuazhit.

alfio.jpg


Pas fotos së publikuar nga Alfio ka ardhur edhe reagimi i i Fatmës, e cila ka shpërndarë në Insta Story foton e tatuazhit dhe ka shkruar “Surpriza më e bukur e jetës!”.

fatma.jpg

-640-0-5bed5b3a157bc.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0036368370056152