INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bëhuni gati për

Bëhuni gati për "Kripë dhe Piper", emisioni që do t'u japë shije tjetër pasditeve tuaja!

Publikuar më: 12:37 24-10-2016

Bëhuni gati pasi tashmë ditët tuaja do të marrin një shije tjetër me emisionin më të ri dhe më të shijshëm, Kripë dhe Piper.

Pasditet do t’i përkushtohen gatimit me dy kuzhinierë siç nuk keni parë më parë, Alfio Kripa dhe Indrit Piperi që do të vijnë çdo ditë, nga e hëna në të premte në orën 18:00. Vetëm sigurohuni që të përqëndroheni mirë para ekranit pasi nga recetat fantastike që do të serviren nga djemtë mund t’ju lindë dëshira të gatuani në çdo çast.

Kripë dhe Piper do t’ju kënaqë sytë dhe t’ju ngacmojë shijet me receta të thjeshta, shumë të shijshme, të bukura dhe të përgatitura me shumë dashuri vetëm për shikuesit e IN tv nga Alfio dhe Indriti. Ata do t’ju këshillojnë si të dilni nga situata me receta të shpejta dhe pa shumë shpenzime për miqtë që vijnë për vizitë pa ju lajmëruar më parë. Por jo vetëm kaq, pasi do t'ju zhvillojë dhe imagjinatën me teknika dhe mënyra të jashtëzakonshme gatimi, si dhe të eksplorojë larmi shijesh nga kultura të ndryshme botërore.

Edhe djemtë kanë recetat e tyre të preferuara, rizoto me porcini dhe parmigiano për Alfion, ndërsa spaghettini wok për Indritin, por kjo nuk do të thotë që nuk do të gatuajnë dhe recetat tuaja të parapëlqyera. Na ndiqni për të gatuar shijshëm, por edhe për të hedhur kripë e piper me shumë humor në pjatat tuaja nga Alfio dhe Indriti.

Article Logic
Execution time: 0.0033218860626221