INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
15 këngët fituese të Festivalit të RTSH-së që “jetojnë” ende

15 këngët fituese të Festivalit të RTSH-së që “jetojnë” ende

Publikuar më: 13:02 24-10-2016

Nga  Ermal Peçi

Festivali i këngës këtë vit shënon 55 vjetorin e krijimit te tij.

Një edicion jubilar që të sjell ndërmend menjëherë emrat e medhenj të muzikes shqiptare dhe padyshim këngët e tyre që për vite të tëra, madje edhe sot, mbeten refreni i ditëve tona.

Në një rrugëtim të gjatë, mes dy regjimeve krejtësisht të kundërta politike, mes suksesit dhe zbehjes së magjisë së tij, festivali mbetet ende skena qe cdo vit i fal muzikes shqiptare produksione te reja, disa prej tyre të pandashme edhe nga memoria jone, disa të tjera … harresë.

Nuk mundem dot, edhe pse teknologjia, youtube, klipet muzikore, konkurenca, politikat e brëndshme të RTSH-së e një mori faktorësh që e kane larguar kureshtjen e publikut nga ky kompeticion muzikor, të mos e identifikojë edhe sot dhjetorin, muajin e festivalit.

Si nje ndër ndjekësit e rregullt të tij e si gazetar, 55 vitet e festivalit më nxiten të nis disa shkrime; të ndaj me ju disa nga momentet me kulminante, të suksesshme por edhe të veshtira të festivalit tonë ndër vite.  

Por cilat janë këngët fituese nga edicioni i parë e deri te ai i 54-të që kanë shënjuar më shumë publikun ?

 

“Sot jam 20 vjec”  - Vace Zela 

Ky festival mund të ketë edhe emrin e saj, ajo mbetet kampionia me më shumë trofe të fituara.

“Sot jam 20 vjec” ishte pjese e festivalit te 3-të të mbajtur në vitin 1964.

Një hit i asaj kohe por edhe i ditëve të sotme. Thuhet se magjia e një kenge është kur ajo zbret nga skena dhe bëhet pjese e të përditshmeve tona, gëzimeve e cdo casti tjetër. Nuk ju ka ndodhur të kendoni refrenin e këngës në ditelindjet tuaja? Sidomos teksa keni bërë 20 vjeç dhe … “ jeta ju thërret”

 20_VJEC.jpg

"Dhuratë për ditëlindje"  - David Tukiçi  

E kenduar në festivalin e 8-të “Dhurate per ditelindje” mbetet një ndër këngët më të suksesshme të David Tukicit.

Nga viti 1969 e deri më sot melodia, teksti i këngës janë shoqerues i këndshëm i yni.

 dhurata.jpg

 

“Mesnatë” – Vace Zela

Sa e vështirë të zgjedhësh këngët më të bukura triumfuese të Vaçe Zelës.

“Mesnatë” e kënduar në festivalin e 9-të,  mbetet padiskutim  në krye të këngëve plot magji të artistes sonë.

 

mesnate.jpg

“Vajzat e fshatit tim” – Alida Hisku

“Anës e pas anës-o, lumit të fshatit tim, nga fushat vijnë vashat so-ot, djersa në balle iu ndrin…”

Alida Hisku do të rrëmbente vëmendjen e të gjithëve gjatë dhe pas festivalit të 13-të me këtë kënge, e cila edhe sot mbetet një ndër kujtimet e para që të vjen sa here permend emrin e saj.

  alidaaa.jpg

 

“Çel si gonxhe dashuria” - Gezim Cela dhe Nertila Koka

 Një  duet që kurorëzohet me cmimin e parë, dy emra të dashur  të kohes që i dhanë festivalit të 23-të  një këngë aq të dashur si “Cel si gonxhe dashuria”.

 

cel_si_gonxhe.jpg

 

“Nuk e harroj” Irma dhe Eranda Libohova  

Një tjeter bashkëpunim, kësaj here brenda familjes. Motrat Libohova vijojnë ende të jenë aktive në muzikën shqiptare, por pa diskutim “Nuk e harroj” fituese e festivalit te 26-të,  mbetet një hit i paharruar i tyre.

 

irma_eranda.jpg

 

“E duam lumturinë” Parashqevi Simaku 

Të marrosur pas bukurise, zërit, qëndrimit të saj skenik. Parashqevi Simaku mbetet një ndër emrat më të dashur të publikut edhe sot teksa mungesa e saj, të shton më shumë dashurinë ndaj këngëve të kenduara nga ajo ne festivale. “E duam lumturine” fiton festivalin e 27-të në vitin 1988,  një kenge sa origjinale aq edhe e vecante e sjelle ne skene, sëbashku me korin e fëmijëve.

 parashqevio.jpg

“Askush s’do ta besoj” Anita Bitri  

Vitet e para të demokracisë. Anita Bitri kishte hyre aq shumë në zemrat e publikut shqiptar. 

Fituese e festivalit të 29-të në vitin 1990 me këngën qe u duartrokit që në daljen e parë nga spektatoret e Pallatit të Kongreseve. 

Ritmi, energjia e përcjell nga interpretimi i saj mbetet një ndër kujtimet më të bukura të marra nga kengetarja që aq shumë i mungon skenës shqiptare.

 

anitaa.jpg

 

“Jon” Ardit Gjebrea

Një ndër këngët më të fuqishme të Ardit Gjebreas.

Një paralele artistike, unike, mes dhimbjes së jetuar nga shqiptaret në hapat e para drejt demokracisë dhe Jonit, djalit te tij, që vinte në jete ashtu sic thuhet në tekst “në nje kohë të deshperuar… me dhimbje”

Fiton festivalin në vitin 1991.

arditii.jpg

 

“Kur e humba një dashuri” Manjola Nallbani

Manjola Nallbani i ka dhënë aq shumë muzikës shqiptare edhe pse “Kur e humba një dashuri” duket jo vetëm fituesja e festivalit të 32-të, por më e dashura nga repertori i saj. 

E përqafuar menjëherë nga publiku kënga u kthye aq shpejt në hit.

Kujtoj emisionet e dikurshme të fëmijëve, të cilet pafund imitonin levizjet e saj në skenë.

 

Manjola.jpg

“Pyes lotin” Elsa Lila

Kompozitori Valentin Veizi sjell në skenë një emer jo shume të njohur për skenen e festivalit, por qe do të behej aq i dashur për publikun në  vitin 1996.

Elsa Lila fiton të 35-in festival me “Pyes lotin”

pyes_lotin.jpg

“Mirësia dhe e vërteta” Alberie Hadergjonaj

Kur kenga prek dhimbjen e një populli, mesa duket destinacioni final mbetet emocioni i tej skajshëm, sic duket në festival, edhe cmimi i madh.

Alberie Hadergjonaj triumfon ne festivalin e 37-të duke u bëre e para këngetare e Kosoves që prek cmimin e parë teksa edhe sot përfshihesh nga emocionet e forta të tekstit dhe melodisë së “Mirësia dhe e vërteta”

 

alberie.jpg

 

“S’jam tribu” Aurela Gace

Aurela Gace ka qene gjithmone surprizë për festivalet e këngës. Me trofe ose jo, çdo këngë e sjell nga interpretimi i saj ka mbetur gjatë në diskutimet mes artistëve dhe mbi të gjitha publikut.

“S'jam tribu” fiton festivalin e 38-të në vitin 1999 me një mesazh aq të fortë, sjell me një performancë risi për skenat tona. 

Duket sikur, edhe pse nuk u duartrokit në mbyllje të festivalit si fituese por nje ditë me pas, cmimi i vërtetë i këngës do të jetësohej ndër vite nga publiku shqiptar.

aurela.jpg

 

“Imazhi yt” Anjeza Shahini

“Imazhi yt” triumfon në festivalin e 42-të, përfaqësimi i pare i Shqiperisë  në Eurovizion. Anjeza Shahini e sapo dal nga “Ethet” do të menaxhonte shumë mirë dashurinë e publikut shqiptar, duke e pasur me vete edhe në rrugetimin e parë drejt Eurosong.

 anjezaa.jpg

 

“Suus”  Rona Nishliu

Një përvjetor i madh si ai i 50 vjetorit të krijimit, do të merrte si dhuratë një këngë aq unike për nga forma e përmbajtja dhe padyshim nga interpretimi i Rona Nishliut.

Përtej cdo stili muzikor mësuar me festivalin “Suus” do të mbetet për vite të tjera një ndër këngët me të vecanta të festivalit të dhjetorit.

 

ronaa.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0037000179290771