INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vendimi për 'grupin Lazarati'/ Familjarët sulmojnë gazetarët e gjyqtarët, ja si reagon policia

Vendimi për 'grupin Lazarati'/ Familjarët sulmojnë gazetarët e gjyqtarët, ja si reagon policia

Publikuar më: 14:32 20-11-2018

Një ngjarje aspak e këndëshme ka ndodhur sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ku familjarët e të arrestuarve të dosjes ‘Lazarati 2’ kanë sulmuar gazetarët e gjyqtarët.

Vendimi i trupës gjykuese për grupin e Lazaratit ka sjellë tension në gjykatë.

Familjarët kanë gjuajtur me karrige gjyqtarët dhe gazetarët, ndërkohë gjatë kohës së tensionit policia ka qenë aty afër dhe nuk ka ndërhyrë.

Tensione ka pasur edhe në ambjente e brendshme të gjykatës, pasi nuk kanë lejuar të futen kamerat brenda.

Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin me 118 vite burg për 9 të akuzuarit e dosjen ‘Lazarati 2’. Kujtojmë se Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar burg përjetë për Arbion Alikon, Bajram e Elvis Bocia. Gjithashtu pretenca ka kërkuar 118 vite burg për 8 të akuzuarit e tjerë.
Pretenca e Prokurorisë për grupin që vrau efektivin e FNSH në Lazarat në vitin 2015:

Arbjan Aliko, Elvis Boçia e Borjan Boçia, burg përjetë

Xhulio Malo 10 vite

Albion Aliko 17.6 vite

Elson Kazma 17.6 vite

Klodian Selimi 5 vite

Oltion Proko 9 vite

Dervish Çoko 18 vite

Rohan Hirja 18 vite

Iliaz Xhaferaj 18 vite

 

Article Logic
Execution time: 0.0037810802459717