INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/ Deputetja e PS: 18 milion euro 1 km rrugë nuk është shumë!

KafeIN/ Deputetja e PS: 18 milion euro 1 km rrugë nuk është shumë!

Publikuar më: 14:59 20-11-2018

Sot në KafeIN me Flavion ishte deputetja e PS zonja Evis Kushi. Ajo u ftua për të folur për projekt buxhetin 2019 si anëtare e komisionit të ekonomisë.

Ndër temat e diskutuara ishin prioritetet e këtij projekt buxheti si infrastruktura, arsimi dhe bujqësia.
Duke u ndalur te kjo e fundit, ajo tha se më në fund po mbahej një premtim 28 vjeçar për zero tvsh për inputet bujqësore.

E pyetur nga Flavio për infrastrukturën dhe mbi të gjitha për vlerën për projektin e Unazës së Re, ajo tha se: çmimi prej 18 mil euro për km rrugë e ka një arsye dhe ka ekspertë dhe institucione që mbajnë përgjegjësi e se sigurisht do shqyrtohet në detaje.

Gjatë intervistës, ajo u "ngacmua" për eksponentë të PS dhe sigurisht për opozitën që i mungon parlamentit dhe deklaroi se ishte gafë e opozitës, bojkoti.


Znj. Kushi, tha se megjithatë, një tjetër gafë e opozitës ishte përdorimi i tepërt i shpifjes.

Për më tepër, mos humbisni intervistën e plotë në linkun e mëposhtëm.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0035841464996338