INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vendimi: Ja ku do t’i ekstradojë Gjermania refugjatët…

Vendimi: Ja ku do t’i ekstradojë Gjermania refugjatët…

Publikuar më: 15:44 21-03-2019

Gjykatësit në Luksemburg vendosën që sistemet e dobëta të mbështetjes sociale dhe kushtet e jetesës në vende të caktuara nuk janë shkaqe për të bllokuar ekstradimet, shkruan Deutsche Welle.

Çfarë tha Gjykata Evropiane e Drejtësisë?

Të metat në sistemin e ndihmës sociale të një shteti anëtar nuk duhet të bëhen pengesë që një azilkërkues të ekstradohet atje. Përjashtime mund të ketë vetëm në raste ekstreme, ku individi privohet nga “nevojat më bazore, si ushqimi, larja dhe gjetja e strehimit”, thanë gjykatësit. Këtu nuk hyn “varfëria e madhe” ose një dëshirë për të pasur standardet sociale gjermane. Gjykatësit tërhoqën vëmendjen edhe që sistemi i azilit të BE është i bazuar në besim reciprok dhe se vendimet e marra nga shtetet e BE duhet të respektojnë të drejtat e njeriut.

Ata vendosën edhe që kërkesat për fitimin e azilit mund të refuzohen në rast kur aplikuesi gëzon tashmë mbrojtje shtesë në një shtet tjetër anëtar të BE.

Çfarë do të ndodhë tani?

Vendimi i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë ka rëndësi, sepse i jep Gjermanisë dritë të gjelbër që t’i kthejë azilkërkuesit në pikën nga hynë në BE. Megjithatë vendimin përfundimtar për fatin e azikërkuesve në fjalë do ta marrin gjykatat federale të Gjermanisë.

Është e paqartë shkruan DW se si do të përgjigjen Hungaria, Italia dhe Polonia, duke pasur parasysh faktin se qeveritë e të tria këtyre vendeve kanë rezistuar për të pranuar refugjatë. Vitin e kaluar, Gjermania transferoi më shumë se 8000 azilkërkues në shtete të tjera të BE. Shumica shkuan në Itali. Vetëm pak u kthyen në Greqi dhe asnjë nuk u pranua nga Hungaria.

Article Logic
Execution time: 0.0033447742462158